
Prokuroria ka ankimuar vendimin e gjykatës për të lënë të lirë këngëtaren Enca Haxhia. Gjykata ka caktuar për Encën masën detyrim paraqitjeje.
Policia e Tiranës e arrestoi Encën në kuadër të operacionit “Balcony”, pasi i gjeti gjetur 5 vazo me kanabis në banesën e saj në Lundër. Pesë ditë më parë togat e zeza në Gjykatën e Tiranës vendosën ta nxjerrin nga qelia, ku këngëtarja qëndroi për 2 netë prej arrestimit mbrëmjen e 12 shtatorit, duke i caktuar këngëtares masën e detyrimit të paraqitjes.
Enca Haxhiaj nuk foli kur u ul në bankën e të akuzuarit në gjyq, në një seancë pa praninë e kamerave, ku e reja u mbrojt nga xhaxhai i saj, avokati Maks Haxhiaj. Ai pretendoi se kontrolli në banesën ku u zbuluan 5 rrënjët e kanabisit që kishin arritur nga 1.1 deri në 1.3 metër, është bërë pa vendim gjykate, por me iniciativë të policisë. Më herët Enca është shprehur se është përdoruese droge dhe kanabisin e kishte mbjellë për ta pirë vetë.
Prokuroria nuk ishte në një mendje me gjykatën pasi kërkoi që këngëtarja të hetohej duke qëndruar në qeli në masë arresti me burg. Një verifikim me analiza laboratorike do të bëhet më tej për të faktuar shkencërisht nëse këngëtarja është apo jo përdoruese hashashi, siç ka pretenduar.
Lini një Përgjigje