TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2025, 08:22

Doganierët grekë në grevë, bllokohet lëvizja e mjeteve në Kakavijë 

Shkruar nga Pamfleti

Doganierët grekë në grevë, bllokohet lëvizja e mjeteve

Që prej orës 06:00 të mëngjesit të së hënës, për shkak të një greve të doganierëve grekë, është bllokuar qarkullimi i automjeteve nga vendi ynë drejt Greqisë dhe anasjelltas.

Sipas burimeve zyrtare në Drejtorinë Rajonale të Kufirit, stafi i doganës greke ka nisur një grevë të paralajmëruar katërorëshe, duke ndalur lëvizjen e mjeteve në kufi.

Greva, e cila pritet të përfundojë në orën 10:00 të ditës së sotme, ka ndërprerë qarkullimin e automjeteve në të dy anët e kufirit, ndërkohë që lëvizja e këmbësorëve vijon normalisht.

Lini një Përgjigje