TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Tetor 2025, 07:14

Java nis me reshje shiu dhe dëborë, zbuloni parashikimin e motit për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti
Java nis me reshje shiu dhe dëborë, zbuloni parashikimin e motit
Java nis me reshje shiu dhe dëborë

Ditën e somte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës e pasdite.Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë relieveve malore hera – herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore në lindje.

Në Alpe do të ketë reshje bore (flokë) me intensitet të ulët. Mjegull/mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit të e mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim kryesor perëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10m/s.

java nis me reshje shiu dhe dëborë

Lini një Përgjigje