
Mjeku Besnik Jakaj, radhiti shkaqet e shtimit të sëmundjeve të zemrës në popullsi. Ai theksoi se fkatorët kryesorë janë kequshqyerja, mungesa e sportit dhe ndotja e ambientit.
“Vitet e fundit janë shtuar të sëmurët me problemet e sistemit kardiovaskular. Janë të shpjegueshme edhe për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, ushqimeve që konsumojmë, mungesës së sportit dhe ndotja e ambientit. Këto ndikojnë në sëmundjet e zemrës”, u shpreh fillimisht doktori për emisionin "Terminal", në A2 CNN.
Ai shtoi më tejs se nuk duhet përjashtuar edhe fakti që njerëzit vizitohen më shumë kohët e sotme.
“Element është edhe rritja e mundësisë për t’u diagnostikuar. Njerëzit janë më të kujdesshëm, më të ndërgjegjësuar dhe paraqiten në kohë te mjeku. Ne kemi të sëmurë, kemi spitale, kemi mjekë, kemi edhe barna, por nuk kemi një sistem shëndetësor të programuar për parandalimin e sëmundjeve dhe nuk kemi një databazë të plotë. Databaza nuk është e plotë sepse spitalet private nuk raportojnë, kemi shumë qytetarë që shkojnë jashtë për t’u kuruar edhe për gjëra që mund të kurohen shumë mirë në Shqipëri”, shtoi Jakaj.
ESHTE VAKSINA E MALLKUAR QE NA DETYRUAN TA BENIM MIZERJET TANI DUAN TA JUSTIFIKOJNE TE GJITHE MJEKET JANE PERGJEGJES PER KETE TE GJITHE DUHET TE SHKOJNE PRAPA HEKURAVE SE KJO ESHTE GENOCID NDAJ NJERZVE .