Monika Kryemadhi ka reaguar me tone të forta nga jashtë ambienteve të GJKKO-së, menjëherë pasi gjykata vendosi kalimin për gjykim të dosjes ndaj saj dhe Ilir Metës.
Në një prononcim për mediat, Kryemadhi përdori një gjuhë të drejtpërdrejtë, duke bërë edhe deklarata të ashpra për përmbajtjen e dosjes dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Sipas saj, pjesa më e madhe e akuzës nuk mbështetet në prova konkrete, ndërsa shtoi se gjatë procesit gjyqësor do të bëhet transparencë për të gjitha pretendimet.
Po ashtu ajo tha se disa video që disponon sipas saj Ergys Agasi, kërcënohet sot sistemi i drejtësisë.
Deklaratat:
Kryemadhi: Gjyqtarja lexoi dhe pranoi që në dosje, 90% e akuzës së prokurorëve, nuk ka asnjë provë. Unë mund të them se në dosje nuk ka asgjë. Tani do të kënaqeni, do të shikoni të gjitha kartat e krediteve të bizneseve. Kanë paguar për dashnoret apo jo.
Avokati Cakrani: Edhe seksi bëhet në dy, Monika thotë se bëhet 3. Unë se di.
Ndërhyn Kryemadhi: Jo jo dhe 5 bëhet.
Cakrani: Unë si di këto stile kamasutra. Ju do të jeni të gjithë të pranishëm, do të bëjmë transparencë.
Kryemadhi: Shumë pjesë të GJKKO dhe SHISH, dhe institucioneve të tjera të ‘pavarura’ janë pjesë e videotekës së Ergys Agasi, por ky është litari në fyt që ka sot sistemi i drejtësisë. Mos u çudisni se çudia më e madhe 3 ditë zgjat, por çudia imja dhe e Ilir Metës do ju zgjasë gjithë jetën.
GJKKO pjesë e videotekës së Ergys Agasit??? Nxirrini videot nësr i keni, nëse egzistojnë. Se kështu fol kodra pas bregut sa për të larë veten ska kuptim. Problemi është ça kuptimi ka që Mona të jetë opinioniste në Big Brother e të japë mend për moral e drejtësi?