Mëngjesin e kësaj të mërkure, në qarkun e Korçës janë regjistruar reshje të lehta dëbore në segmentin rrugor Boboshticë–Dardhë.
Edhe pse ka nisur stina e pranverës, zona e Dardhës është përfshirë nga reshje me intensitet të ulët gjatë orëve të para të ditës.
Firma kontraktore ka ndërhyrë menjëherë në terren për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, me qëllim garantimin e qarkullimit normal të automjeteve.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë segment.
Lini një Përgjigje