Ne kete Edicion Informativ ju ftojme te ndiqni zhvillimet kryesore:
GJKKO kalon për gjykim dosjen 'Meta-Kryemadhi' – Gjyqtarja Irena Gjoka rrëzoi të gjitha kërkesat e të pandehurve, ndërsa avokati Kujtim Cakrani baston për lirimin e ish-presidentit Ilir Meta.
Raporti i Gjykatës Kushtetuese 2025 – 605 çështje trajtuar, 501 kërkesa të reja, 104 të mbartura; 75% lidhen me kundërshtimin e vendimeve të gjykatave të zakonshme.
Beleri kundër Kushtetueses – Eurodeputeti Fredi Beleri paralajmëron se do ta çojë çështjen në Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke theksuar mungesën e drejtësisë nga institucionet shqiptare.
Rritja e çmimit të naftës – Konfindustria kërkon nga qeveria uljen e taksës së qarkullimit të automjeteve dhe rikthimin e pjesës së TVSH-së për qytetarët dhe bizneset.
Plani 2026–2030 për përfshirjen sociale – Ministrja Evis Sala zhvilloi takim me PAK, duke vënë theksin te ligji i ri për barazi dhe përfshirje reale të personave me aftësi të kufizuara.
Tragjedia në Vjenë – Shembja e një skele në kantier ndërtimi lë pas katër shqiptarë të vdekur, viktimat nga Kosovo; Kryeministri Albin Kurti shpreh ngushëllime familjeve.
Situata në Lindjen e Mesme – Konflikti në Iran përshkallëzohet, me paralajmërime për pasoja globale nga ministri iranian.
Lini një Përgjigje