TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Mars 2026, 10:42

Kryemadhi batuta me gazetarët para GJKKO: E patë filmin ju, pse nuk erdhët dje

Shkruar nga Pamfleti
Kryemadhi batuta me gazetarët para GJKKO: E patë filmin ju, pse nuk
Kryemadhi

Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku pritet të jepet vendimi nëse dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta, vetë Kryemadhit dhe tre të pandehurve të tjerë do të kalojë për gjykim.

Para hyrjes në gjykatë, Kryemadhi është ndalur para mediave, ku nuk ka kursyer batutat. Ajo u shpreh se mbetet për t’u parë vendimi që do të japë gjyqtarja gjatë ditës së sotme.

“Ja të shohim ca vendimi do na japë gjyqtarja sot”, tha ajo.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Kryemadhi falënderoi mediat për atë që e cilësoi si “kalvar intervistash”, duke shtuar me tone ironike se “sido që të shkojë puna do të shihemi një herë në muaj”.

Mes batutave, ajo preku edhe angazhimet e saj jashtë politikës, duke pyetur gazetarët nëse kishin parë filmin ku ajo është pjesë, “Me fat”, dhe nëse u kishte pëlqyer.

Kryemadhi: Të pëlqeu filmi. Mirë ishte. Do shohim çfarë vendimi do na japë gjyqtarja. Pse nuk erdhe te filmi dje?

Isha.

Kryemadhi: Hyre fshehtas ëë.

Po ashtu, Kryemadhi komentoi shkurt edhe zhvillimet në spektaklin “Big Brother VIP”, duke shprehur keqardhje për eliminimin e DJ Gimbos.

Vendimi i GJKKO për kalimin ose jo të çështjes në gjykim pritet të merret gjatë ditës së sotme.

kryemadhi batuta me gazetaret gjkko

Lini një Përgjigje