
Lorin Xhelilaj u arrestua pak ditë më parë pasi kishte mashtruar një shtetas duke i zhvatur 215 mijë euro.
Denis Buzali ishte personi që e denoncoi pasi pretendoi se bankieri e kishte mashtruar, duke i marrë fillimisht 15 mijë euro për një pasaportë bullgare, e më pas 200 mijë euro për ta bërë aksioner të një kompanie në Turqi.
Vetë i arrestuari e pranoi se pastronte para nga aktiviteti i paligjshëm i Call Centerave, dhe se denoncuesi i ishte kërkuar të pastronte 1 milionë euro.
Buzali kishte deklaruar se ishte bindur pasi Xhelilaj i kishte treguar fotografi me ministra dhe politikanë, duke e bindur se kishte njohje me njerëz të rëndësishëm në investimet strategjike dhe se merrej me tregti armësh.
Por i akuzuar nuk e ka pranuar versionin e denoncuesit.
“Do pastroja paratë e tij, ma kërkoi duke më thënë ti legalizoja 1 milionë euro.
Në njërën nga call centerat që drejtonte, Denisi më bëri ofertë që ta drejtoja unë. Por nuk pranova sepse kam studiuar në Itali dhe punoj për një kompani turke”, tha Xhelilaj.
Prokurori tha se kanë nisur hetimet edhe për pastrim parash.
Dy të rinjtë sipas rrëfimeve të secilit u njohën në Turqi verën e 2020. Ata u ritakuan në Dubai me pushime dhe sipas të arrestuarit si mashtrues, Denisi i kishte treguar se punonte si IT dhe se kishte nevojë paratë e call centerave.
Sakaq prokuroria disponon mesazhet në Whats Up mes të dyve dhe 108 mijë euro të sekuestruara në banesën e Xhelilaj
Lini një Përgjigje