I ndodhur para fakteve të pakundërshtueshme, ministri Balla ka vendosur të largojë nga posti, Adrian Konin dhe ta zëvendësojë atë me Idriz Haxhiajn, i cili u emëruar sot Drejtori i Përkohshëm i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Drejtori i Përkohshëm i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Adrian Koni është shkarkuar nga detyra, pas akuzave të shumta për korrupsion dhe lidhjeve të tij me botën e krimit, raportuar dhe nga “Pamfleti”
I emëruar nga Bledar Çuçi menjëherë pasi ky u bë Ministër i Brendshëm, Koni përdori fuqinë e dhënë prej ministrit, për të bërë zullume me pasuritë e sekuestruara.
Sinjali i parë i lidhjes së këtij drejtori me grupet dhe eksponentë të botës së krimit, u dha nga KLSH me informacionin drejtuar Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, se në inventarin e pasurive të sekuestruara, mungojnë 24 makina luksoze, të cilat rezultojnë të zhdukura.
Kështu që në muajin shtator të vitit 2023, KLSH i kërkoi Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, të shkarkojë Adrian Koni dhe ta përjashtojë përgjithmonë nga administrata shtetërore, pasi ishte konstatuar se i ka shkaktuar mbi 100 milionë Euro humbje arkës së shtetit.
Gjatë auditimit, KLSH kishte zbuluar edhe faktin, që drejtori Adrian Koni u kishte rikthyer pasuritë e sekuestruar dhe konfiskuara, shumë kriminelëve e trafikantëve, duke ua shitur në ankande me çmime 20-30% të vlerës së tyre, ose falas pa vendime drejtësie.
Koni u jepte makinat personazheve të botës së krimit ilegalisht që t’i përdorin ato në veprimtari kriminale me targa false, dhe sipas pazarit me drejtorin Adrian Koni, t’i rikthejnë përsëri në qendrën ku mbahen të bllokuara.
I ndodhur para fakteve të pakundërshtueshme, ministri Balla ka vendosur të largojë nga posti, Adrian Konin dhe ta zëvendësojë atë me Idriz Haxhiajn, i cili u emëruar sot Drejtori i Përkohshëm i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
Haxhiaj do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil”.
“Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) z. Adrian Koni, Ministri i Brendshëm ka prezantuar sot Drejtorin ri të Agjencisë, z. Idriz Haxhiaj. Prezantimi i tij është bërë në Ministrinë e Brendshme me prani të punonjësve të AAPSK-së.
Ai do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil”.
Z. Haxhiaj mban aktualisht detyrën e Drejtorit të Politikave të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme”, thuhet në njoftim./Pamfleti

Lini një Përgjigje