
Sekretar i Marrëdhënieve me publikun në PD, Edvin Kulluri deklaroi se thelbi i vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë është vizita me kreun e SPAK Altin Dumani.
Në një intervistë për “Report TV”, Kulluri tha se në fokus të vizitës do të jetë drejtësia që tashmë ka goditur korrupsionin majtas e djathtas.
“Vizita ka dy aspekte, i pari takimi protokollar i detyrueshëm me Ramës. Besoj do diskutohet dhe për çështje të sigurisë dhe të rajonit. Shqipëria është partner i besueshëm. Së dyti takimi i dytë me Dumanin shumë i rëndësishëm. Kjo s’ka lidhje me preferencat politike por është e paprecedentë që një sekretar shteti vjen dhe takon drejtuesin e prokurorisë së posaçme. Tregon se për SHbA është çështje prioritare për t'i dhënë fund pa ndëshkueshmërisë. Kjo është thelbi i vizitës, takimi që do ketë me zotin Dumani. Duke qenë se një pjesë e opozitës e sulmon vazhdimisht drejtësinë”, tha Kulluri.
Një vizitë kaq e rëndësishme për Kulurin vjen për faktin se Shqipëria ka rëndësi strategjike për NATO-n dhe SHBA.
“Vizita është e rëndësishme në këtë situatë të ngarkuar në lindjen e mesme, tensioni në lindjen e largët. Tregon se Shqipëria ka rëndësi strategjike për NATO dhe SHBA. Ne jemi vend shumë i rëndësishëm, ne, Kosova, Kroacia, Rumania, Maqedonia, Mali i Zi sepse jemi vende që garantojmë siguri edhe për Evropën sepse jemi krahu lindor i NATO-s. Duke qenë një vend bashkëpunues me Nato-n për të gjetur gjuhën e bashkëpunues në rajon”, shtoi Kulluri.
Mesazhi i Blinken duke takuar Dumanin, sipas Kullurit është për të gjitha palët politike, se nëse duan të forcojnë marrëdhëniet me SHBA-në, duhet të vënë para ligjit të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.
“Që të jemi pjesë e be duhet të ndajmë të njëjtat vlera me komunitetit atlantik dhe evropian. Do u japë një mesazh të qartë të gjitha palëve politike se prioriteti jonë për të forcuar marrëdhëniet është vendosja para ligjit e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin. Shqipëria nuk mund të jetë një shtet i dështuar për sa kohë është anëtare e natos, dhe për sa kohë është aspirantë për të hyrë në BE”, tha ai.
Lini një Përgjigje