TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Korrik 2026, 19:40

Dita e 45-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”: Rama në vdekje klinike

Shkruar nga Pamfleti
Dita e 45-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin
45 ditë protestë

Shqipëria hyn sot në ditën e 45-të të protestës qytetare, ndërsa qindra qytetarë kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë për të vijuar revoltën kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është shndërruar tashmë në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike. Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vijojë çdo ditë gjatë gjithë verës, pa ndërprerje, deri në muajin shtator.

Para nisjes së marshimit, disa qytetarë kanë marrë fjalën në sheshin “Skënderbej”, duke përcjellë mesazhe të forta kundër kryeministrit.

Një zonjë, në një prononcim për gazetarin Osman Stafa, u bëri thirrje shqiptarëve t'i bashkohen protestës.

Zgjohuni, sot është dita për revolucion. Është koha për një revolucion frymor. Zoti e bekoftë këtë vend. Ky marshim, kjo protestë, do të dalë me fitore kur ky të bëhet mbret i kombit. Rama na bëri horra dhe sorra”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, një qytetar i moshuar lëshoi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, pak para nisjes së marshimit drejt Kryeministrisë.

Rama është në vdekje klinike, nervore. Ai nuk ikën pa dhunë. Nuk e lëshon ndryshe. Nuk do të ketë një '97 të dytë, por do të ketë një 21 janar të dytë. Po të kishte pak tru ai, do të ikte. Por ai nuk ka përmbajtje nervore dhe materie nervore”, deklaroi ai.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit pritet të nisin marshimin drejt Kryeministrisë, ku do të zhvillohen edhe fjalimet e radhës në ditën e 45-të të protestës qytetare.

protesta rama

Lini një Përgjigje