TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2026, 20:30

Aktivistja 'godet' Ramën: Me arrogancë refuzon të dëgjojë qytetarët, Shqipëria s'duhet të qeveriset nga bandat

Shkruar nga Pamfleti

Aktivistja 'godet' Ramën: Me arrogancë refuzon të

Në protestën e 46-të të revoltës qytetare, e zhvilluar sot para godinës së Kryeministrisë, aktivistja Sidorela Vatnikaj riktheu në vëmendje ngjarjen që u bë shkëndija e nisjes së kësaj lëvizjeje qytetare.

Në fjalimin e saj, aktivistja kërkoi sërish dorëheqjen e Ramës, kufizimin e mandateve të kryeministrit dhe akuzoi qeverinë për privatizimin e pasurive publike.

Vatnikaj u ndal te ngjarja e ndodhur 46 ditë më parë, kur një protestues kundër një ndërtimi në zonat e mbrojtura u shoqërua me forcë nga policia, duke e cilësuar atë moment si pikënisjen e revoltës qytetare.

“Për 46 ditë kemi protestuar për tërheqjen zvarrë të një protestuesi që në fakt nuk është tërhequr zvarrë vetëm ai. Para 46 ditësh kur një protestues që protestonte kundër një ndërtimi në zonat e mbrojtura u tërhoq zvarrë para policisë, jemi tërhequr zvarrë të gjithë. Ëndrra jonë është për një Shqipëri që nuk qeveriset nga bandat apo krimi!”, u shpreh aktivistja.

Më tej, ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama se po injoron kërkesat e qytetarëve, ndërsa përsëriti thirrjen për dorëheqjen e tij dhe propozoi kufizimin e mandateve të kryeministrit.

“Për 46 ditë i kemi kënduar kryeministrit një refren që ai me arrogancë refuzon ta dëgjojë. Kemi kërkuar dhe kërkojmë menjëherë dorëheqjen! Dorëheqje! Dorëheqje! Kërkojmë që në Shqipërinë e re kryeministri të ketë vetëm dy mandate gjatë jetës së tij politike!”, deklaroi Vatnikaj.

Në përfundim të fjalës së saj, aktivistja kritikoi mënyrën se si janë administruar pasuritë publike në vend, duke akuzuar qeverinë për favorizimin e një sistemi oligarkik.

“Për 46 ditë kemi denoncuar çdo ditë një sistem oligarkik që ka privatizuar gjithçka, që nga pushteti në kryeministri deri te lumi, tek mali, deti, te hapësira publike që janë tonat!”, tha ajo.

Aktivistja theksoi se revolta qytetare do të vazhdo edhe në ditët në vijim, ndërsa protestuesit këmbëngulin se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre për ndryshim politik.

kryeministri proteste tubim

Lini një Përgjigje