
Një moment i tensionuar u regjistrua mbrëmë në emisionin "Opinion", kur gazetari Blendi Fevziu u nervozua pas një mesazhi të marrë nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Situata u ndez gjatë diskutimit për akuzat e ngritura nga deputeti i opozitës Gazment Bardhi, i cili aludoi për lidhje mes Spiropalit dhe biznesmenit të arrestuar, Pëllumb Gjoka.
Fevziu, që kërkoi një përgjigje nga Spiropali për akuzat, mori një mesazh të drejtpërdrejtë prej saj në telefonin e tij. Mirëpo, replika e Spiropalit u përshkrua nga gazetari si "shumë pak dinjitoze" për një figurë politike. Fevziu, i irrituar nga toni i mesazhit, e flaku celularin e tij në transmetim live.
Në emision, Fevziu kritikoi me tone të forta sjelljen e disa politikanëve, duke thënë se sapo kapin pushtetin, "i kap deliri" dhe harrojnë kush janë dhe nga vijnë.
@rtvklanofficial Fevziu flak tutje telefonin! Çfarë mesazhi i dërgoi Spiropali live në Opinion që solli reagimin? Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN #tvklan #opinion #gazmendbardhi #partiademokratike
♬ original sound - RTV KLAN
Kjo ngjarje erdhi në vazhdën e përplasjes mes Spiropalit dhe Bardhit, që nisi fillimisht në Parlament pas vendimit për të përfunduar mandatin e deputetit Ervin Salianji. Vendimi i Spiropalit shkaktoi reagime të ashpra nga opozita, dhe situata në Kuvend u bë kaotike kur Bardhi hodhi këmbën e karriges drejt Spiropalit.
Pjesë nga diskutimi:
Gazment Bardhi: Na trego njëherë çfarë të shkruajti dhe çfarë replikove dhe të tregoj unë çfarë kam parë.
Blendi Fevziu: Shkruaji një gjë, një reagim shumë pak dijnitoz për një njeri që merret me politikë. Por nuk po reagoj tani, meqenëse ishte mesazh personal. Besoj e mori përgjigjen.
Gazment Bardhi: E kisha batutë.
Blendi Fevziu: Po e di, si ishte puna?
Gazment Bardhi: Nuk ka arsye për të lexuar komunikimet private.
Blendi Fevziu: Ka një psikozë në politikën shqiptare, shpresoj të mos e keni dhe ju, se ju pak kohë keni qenë në pushtet. Janë njerez normal, por në momentin që kapin pushtet, i kap një lloj deliri, që harrojnë nga vijnë, kush janë. Dhe siç ka thënë njëherë Ngjela “Askush nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e tij".
@rtvklanofficial U nervozua pas mesazhit live, çfarë i tha Spiropali? Fevziu: Ca njerëz harrojnë nga vijnë Videon e plotë e gjeni në kanalin e YouTube ▶️ RTV KLAN #tvklan #opinion #gazmendbardhi #partiademokratike
♬ original sound - RTV KLAN
Lini një Përgjigje