TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Tetor 2024, 12:38

Do të administrojë pasuritë e sekuestruara 'të kokave' të krimit , minisitri Hoxha emëron Risena Xhajan në krye të AAPSK

Shkruar nga Pamfleti
Do të administrojë pasuritë e sekuestruara 'të
Risena Xhaja dhe Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha

Risena Xhaja do të jetë Kryeadministratorja e re të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK).

Prezantimi i Xhajës u bë këtë të premte nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Agjencia e Administrimit të Pasurave të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka një rol të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe menaxhimin e pasurive të paligjshme. Ajo është përgjegjëse për administrimin e pasurive që janë sekuestruar ose konfiskuar nga autoritetet ligjore, me qëllim për të siguruar që këto pasuri të trajtohen dhe shfrytëzohen në përputhje me ligjin.

Qëllimet kryesore të shpallura nga ana e AAPSK përfshijnë:

Lufta kundër krimit të organizuar: Sipas AAPSK, ky institucion luan një rol të rëndësishëm në goditjen e krimit të organizuar duke miradministruar të ardhurat e paligjshme.
Menaxhimi efektiv i pasurive: Agjencia siguron që pasuritë e sekuestruara të menaxhohen dhe shfrytëzohen në mënyrë të duhur, duke përfshirë shndërrimin e tyre në burime për buxhetin e shtetit.
Rikuperimi i aseteve: AAPSK thekson se punon për të rikuperuar pasuritë që kanë burim të dyshimtë, duke bashkëpunuar ngushtë me organet e tjera të zbatimit të ligjit.
Transparenca dhe llogaridhënia: Agjencia nënvizon se është e angazhuar për transparencën në menaxhimin e pasurive dhe për t’u siguruar që çdo veprim është në përputhje me ligjin.

Lini një Përgjigje