TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2026, 17:25

Dhunoi në zyrë funksionarin e IKMT, pezullohet nga detyra kunati i Ergys Agasit

Shkruar nga Pamfleti
Dhunoi në zyrë funksionarin e IKMT, pezullohet nga detyra kunati i
Majtas Fatmir Meta, djathtas Klesti Çela

Kreu i IKMT, Afrim Qendror ka pezulluar nga detyra kunatin e Ergys Agasit, pas skandalit që ndodhi në zyrën e Fatmir Metës. Ky i fundit u dhunua nga Klesti Çela dhe disa persona të tjera.

Ngjarja dyshohet se ka ardhur pas një përplasjeje verbale të ndodhur një ditë më parë mes palëve. Konflikti lidhet me një grup inspektimi për çështjen e dherave. Sipas tyre, Fatmir Meta ka bllokuar mjetet e subjekteve që derdhnin dhera nëpër rrethinat e Tiranës.

Pas debatit fillestar, një ditë më pas, situata ka degraduar në dhunë fizike brenda ambienteve të institucionit. Pas publikimit në media të ngjarjes, kreu i IKMT ka bërë pezullimin nga detyra të personave të përfshirë.

Mbi ngjarjen është vënë në lëvizje dhe Inspektorati i Përgjithshëm.  Dashnor Sula ka deklaruar se asnjë incident nuk do të kalojë pa përgjegjësi.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit zyrtar nga IKMT, strukturat përgjegjëse të Inspektoratit të Përgjithshëm kanë nisur verifikimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes. Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie.

Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut. Inspektorati i Përgjithshëm do të vijojë të informojë publikun dhe mediat mbi ecurinë e procedurave”, thuhet në njoftim.

 

Lini një Përgjigje