TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Mars 2026, 15:24

Policia hap tenderin “sekret” të radhës, 1 milionë euro për databazën!

Shkruar nga Pamfleti

 

Policia hap tenderin “sekret” të radhës, 1 milionë
Policia e Shtetit

Fondi kap vlerën e afro 1 milion eurove, ndërsa kontrata do të ketë një afat trevjeçar.

Policia e Shtetit ka nisur një tjetër procedurë të klasifikuar në fushën e sigurisë, këtë herë për mirëmbajtjen e qendrës së të dhënave, që përbën bazën e infrastrukturës digjitale të institucionit.

Fondi kap vlerën e afro 1 milion eurove, ndërsa kontrata do të ketë një afat trevjeçar.

Policia hap tenderin “sekret” të radhës, 1 milionë

Procedura është klasifikuar në nivelin “sekret”, që do të thotë se zhvillohet sipas një skeme të ndryshme nga tenderët e zakonshëm publikë. Qendra e të dhënave është infrastruktura ku ruhen dhe menaxhohen databazat policore, sistemet operative dhe informacioni i ndjeshëm i strukturave të rendit.

Ky është tenderi i dytë me klasifikim “sekret” që Policia hap brenda një intervali të shkurtër kohor. Vetëm pak ditë më parë u çel një tjetër procedurë e ngjashme për mirëmbajtjen e sistemit Datacom, rrjeti i brendshëm i komunikimit dhe transmetimit të të dhënave të strukturave policore./ A2 CNN

policia e shtetit

Lini një Përgjigje