
Avokati paralajmëroi se dëshmia e Topit do të jetë e rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.
Avokati Arbër Hoxha ka komentuar paraqitjen në SPAK të ish-presidentit Bamir Topi, i cili u pyet si person që ka dijeni për krimin shtetëror të 21 janarit.
Hoxha tha se ky fakt tregon se hetimet janë duke shkuar drejt fundit.
Avokati po ashtu paralajmëroi se dëshmia e Topit do të jetë e rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.
“Hetimet për 21 janarin po vijojnë dhe jemi drejt një konkluzioni, janë pyetur Basha dhe Berisha, u pyet edhe sot Bamir Topi dhe me shumë gjasa do të pyeten edhe organizatorët edhe gazetarët. Hetimet janë drejt përfundimit, me dëshminë e Topit është zbardhur një pjesë e situatës.
Unë them se ai ka dëshmuar pa asnjë ekuivok të gjitha ato që ka ditur. Besoj se edhe Ilir Meta duhet që të pyetet, di që ka bërë një kërkesë që do të dëshmojë dhe besoj se shpejtë do të kemi një njoftim të akuzës për personat përgjegjës”, tha ai.
Topi është thirrur në SPAK si person në dijeni, pasi në atë kohë ai ka mbajtur postin e kreut të shtetit shqiptar.
Për dosjen e 21 janarit në SPAK janë paraqitur më parë edhe kreu i PD, në atë kohë kryeministër, Sali Berisha si dhe Lulzim Basha, në cilësinë e ministrit të Brendshëm.
Kujtojmë që librin e tij, Bamir Topi ka rrëfyer disa detaje për ngjarjen e 21 Janarit.
Lini një Përgjigje