
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi është paraqitur në SPAK.
Mwsohet se ai është kallëzuar nga një qytetar nga Fieri, i cili ka thënë se deputeti demokrat ka fshehur pasurinë e tij, më konkretisht një kompleks apartamenitesh në qytetin e Vlorës, që kapin shifrën e 800 mijë eurove, vlerë për të cilën Baçi nuk ka bërë deklarim.
I pyetur nga gazetarët se cila është arsyeja e thirrjet së tij në Prokurorinë e Posaçme, ai u shpreh se do japë sqarime pasi të dalë.
"Një problem që do e sqarojmë kur të dalë", tha Baçi.
Lini një Përgjigje