DEA amerikane pritet që të hapë zyrë në Tiranë në kuadër të luftës kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Drejtues të DEA-s amerikane kanë zbarkuar ditën e sotme në Tiranë, ku janë takuar me drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Atasheu i DEA-s me qendër në Athinë, John Livanis, i cili u shoqërua në këtë takim nga Atasheu i ICITAP-it Richard Deasy, teksa ka uruar Prodën për detyrën e re, i ka lënë atij edhe një porosi të luftojë krimin e organizuar.
Gjithashtu, Atasheu Livanis shprehu gatishmërinë e strukturave të DEA-s, për ta forcuar bashkëpunimin me Policinë shqiptare në të gjitha frontet e luftës kundër fenomeneve kriminale.
Ndërkaq, Drejtor Proda shprehu mirënjohjen për kontributin e DEA-s, në operacionet policore ndërkombëtare, shumë komplekse, që kanë pasur objektiv shkatërrimin e grupeve kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
DEA amerikane pritet që të hapë zyrë në Tiranë në kuadër të luftës kundër trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave. Tashmë, nuk do të ketë vetëm një asisten që operon në vendin tonë, por në vijim pritet që DEA të ketë një zyrë të sajën në vendin tonë.
Lajmi është bërë me dije nga SPAK, në një njoftim të ndarë nga mediat ku tregohen detaje të një takimi në Athinë mes kreut të SPAK Altin Dumani dhe administratoren e DEA-s amerikane Anne Milgram.
Gjatë këtij takimi, Milgram vlerësoi rezultatet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, me fokus të veçantë në trafikimin e narkotikëve.
Të dy drejtuesit riafirmuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy agjencive dhe u angazhuan për forcimin e tij, i cili do të kulmojë me hapjen e përfaqësisë së DEA-s në Tiranë.
Lini një Përgjigje