TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2024, 07:45

Kush fshihet pas masakrës në Dobraç? Karamuço: Sprovë edhe për SPAK-un, po hetohet pista e duhur

Shkruar nga Pamfleti

Kush fshihet pas masakrës në Dobraç? Karamuço:

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço shprehet se hetimet për masakrën në Dobraç, do jenë sprovë edhe për Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Karamuço u shpreh se po hetohet pista e duhur.

“Optimist se e di që pista që po ndiqet është pista e duhur. Policia e di se edhe ku janë strehuar atentatorët. Policia e di kush janë atentatorët, thjesht duhet të bëjë lidhje mes tyre dhe mbështetësve. Është sprovë edhe për SPAK, në këto vite po bën këtë dinamikë hetimi. Nuk kanë devijuar në pistë. Mbetet ai ngërçi, u desh të shkohej sërish në vendngjarje. Këta personazhe, përfitimin kryesor e kanë nga trafikimi ndërkombëtar i drogës”, theksoi ai.

Dy javë më parë në lagjen Dobraç mbeten 4 të vrarë, 2 mes të cilëve ishin kalimtarë, pas një atentati ndaj Hamza Licit.

Të vrarë mbetën Hamza Lici dhe miku i tij në automjet Arlind Bushati. Sakaq, prej atentatit ndaj tyre humbën jetën dhe një çift burrë e grua të cilët po udhëtonin me motomjet pranë makinës së viktimave në momentin e atentatit. Nga shpejtësia makina përplasi motorin dhe humbën jetën Bashkim dhe Flutura Basha.


Ngjarja dyshohet se është kryer nga një grupi i strukturuar kriminal, sepse pas ngjarjes u gjet një makinë e djegur në zonën Grudë e Re, e cila kishte dy automatik brenda që mendohet të jenë përdorur në atentat.

Dyshimet u ngritën edhe më shumë pasi në makinën e viktimave ishte dhe një person tjetër që i shpëtoi atentatit. Nga disa pamje amatore mendohet se ky është Ibrahim Lici, i shumëkërkuari i drejtësisë për vrasjen e Endri Mustafës.

 

Lini një Përgjigje