TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2024, 10:55

Shiti sekrete shtetërore dhe bashkëpunoi me 'kokat' e krimit, Jurgis Çyrbja dëshmon sot për herë të parë në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Shiti sekrete shtetërore dhe bashkëpunoi me 'kokat' e
Jurgis Çyrbja

Për herë të parë që pas arrestimit, prokurorët e Posaçëm do të marrin dëshminë sot e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, i cili dyshohet për korrupsion në zgjedhje, tregtim të sekretit shtetëror dhe bashkëpunim me kokat e krimit.

Ish-deputeti pritet të japë shpjegime të premten në orën 11.00 në praninë e avokatit mbrojtës dhe më pas prokurorët e posaçëm do të thërrasin dhe marrin në pyetje të gjithë personat të cilët kanë dalë nga komunikimet e Jurgis Çyrbjas dhe personave të tjerë të identifikuar deri më tani.

Nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC, u zbulua se në favor të votave për tu zgjedhur si deputet në qarkun Durrës në zgjedhjet e 2021, Çyrbja, informonte bosë të krimit për operacionet policore me qëllim që ata të mos arrestoheshin.

Ndërkohë që Edmond Koçi, i njohur si Mond Çekici, i cili u ekzekutua në 2021 dhe Altin Hajri, i shumëkërkuar për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës kanë ndikuar sipas SPAK pranë zyrtarëve socialistë që emri i Çyrbjas të ishte në listë të sigurt për deputet.

Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit. Në kompensim të ketij favori, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Për të njejtën çështje, me urdhër të SPAK u arrestua edhe Ahmet Masha, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri, i cili po gjykohet në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. 

Ish-deputeti i PS Çyrbja dyshohet se ka dalë në komunikime në platformën e koduar Sky ECC me grupin kriminal për të cilin akuzohet se ka lidhje. Por në seancat e mbajtuara në GjKKO Jurgis Çyrbja ka mbajtur qendrim mohues si përdorues i aplikacionit SKY ECC.

Arrestimi i Çyrbjas, deputet për Partinë Socialiste për pothuajse dy mandate,  u bë dy javë pasi dha dorëheqjen nga mandati si ligjvënës i PS, të cilin e kishte prej vitit 2017 deri më 9 tetor 2024. Ndërkohë më parë ka mbajtur dhe postin e drejtorit të hipotekës.

jurgis Çyrbja

Lini një Përgjigje