TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2024, 08:51

Temperaturat në -1 gradë Celsius, dëbora “stolis” Vermoshin; nisin reshjet e para edhe në qarkun e Elbasanit

Shkruar nga Pamfleti

Temperaturat në -1 gradë Celsius, dëbora “stolis”

Ulja e temperaturave ka bërë që vendet e thella malore të “stolisen” me petkun e bardhë të dëborës.

Dëbora e parë në Qarkun e Elbasanit këtë fund vjeshte ka zbardhur një pjesë të Parkut Kombëtar të Shebenikut dhe Fushën Studen në Njësinë Administrative Steblevë në Bashkinë e Librazhdit.

Reshjet e para të dëborës kanë filluar gjatë mesnatës dhe kanë vijuar deri rreth orës 07:30 të ditës së sotme.

Në fshatin turistik të Fushë Studen dëbora ka mbuluar gjithçka me një trashësi që nuk e kalon 1 cm.

Ndërkohë temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe në të gjithë Qarkun e Elbasanit mbizotëron mot i ftohtë i shoqëruar me reshje shiu.

Reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët janë regjistruar në zonat malore të qarkut të Shkodrës.

Deri në këtë moment nuk raportohen situata problematike, aktualisht raportohet për reshje dëbore në bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz, por pa krijuar probleme.

Në aksin Bogë – Theth ka reshje dëbore, por qarkullimi vijon pa probleme. Në këtë aks rrugor kërkohet që automjetet të qarkullojnë me goma dimërore.

Nga strukturat e OSHE nuk raportohen situata problematike, megjithatë në bashkinë Vau Dejës informohemi për shkëputjen e energjisë elektrike.

Lini një Përgjigje