
Duke pasur frikë se përfshirja e Veliajt në hetim nga SPAK, për rastin e vartësve të tij, do të hidhte poshtë retorikën e famshme të “dardhave pas shpine”, me të cilën ai vetë është shfajësuar disa herë, Rama u detyrua që të bënte ‘avokatin’ e kryebashkiakut.
Ditën e sotme e gjithë hapësira mediatiko-politike u trazua nga dy deklarata të bëra nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, lidhur me arrestimin e ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë pak ditë më parë nga SPAK.
Fillimisht ishte Erion Veliaj i cili në një fjalim të gjatë tentoi të distanconte veten nga veprimet e drejtorëve të dosjes “5D”, duke përdorur justifikimin, tashmë të njohur të Ramës, që vartësit i kishin ngrënë dardha pas shpine!
Pak më vonë, ishte kryeministri Edi Rama, i cili me anë të një reagimi në rrjetin social “X”, mori në mbrojtje, Veliajn, duke i pranuar justifikimet e këtij të fundit, lidhur me përgjegjësit që ai kishte si drejtues i Bashkisë së Tiranës.
Por çfarë fshihet pas kësaj dalje në dukje të sforcuar të Ramës?
Vetëm pak kohë më parë raportet mes Ramës dhe Veliajt u përkeqësuan, pasi kryeministri gjatë asamblesë së Partisë Socialiste lëshoi një lum kritikash për kryebashkiakun e Tiranës. Që nga ai moment gjërat duket se u ftohën midis Ramës dhe Veliajt.
U desh të vinte aksioni i SPAK-ut në bashkinë e Tiranës dhe arrestimi i drejtorëve të Veliajt që e gjithë qasja të ndryshonte. I ndodhur në të njëjtën situatë si Veliaj disa herë, Rama kapi sinjalin “SOS” që i dërgoi kryebashkiaku i Tiranës dhe menjëherë u hodh në mbrojtje të tij.
Duke pasur frikë se përfshirja e Veliajt në hetim nga SPAK, për rastin e vartësve të tij, do të hidhte poshtë retorikën e famshme të “dardhave pas shpine”, me të cilën ai vetë është shfajësuar disa herë, Rama u detyrua që të bënte ‘avokatin’ e Veliajt. Mesa duket njerëzit që nuk i bashkon dot interesi i njëjtë, i bashkon halli i përbashkët!/Pamfleti
Lini një Përgjigje