TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Prill 2024, 21:05

Amnistia Penale/ Avokati Logu: 3 arsye përse nuk përfitojnë të dënuarit për korrupsion

Shkruar nga Pamfleti

Amnistia Penale/ Avokati Logu: 3 arsye përse nuk përfitojnë

Avokati Marash Logu, përfaqësues ligjor i ‘Rithemelimit’ ka folur për Amnistinë Penale ku tha se asnjë zyrtar i lartë i dënuar për korrupsion nuk do të përfitojë prej saj. Ai tha se të gjitha krimet kundër autoritetit të shtetit apo drejtësisë nuk përftojnë asnjë lehtësi nga amnistia.

Logu renditi tre arsye se përse nuk përfitohet nga amnistia.

“Janë 3 arsye pse nuk mund të përfitosh nga amnistia: 1. nëse je një subjekt i posaçëm, nëse ke mbajtur detyrën president, kryeministër, të gjitha funksionet drejtuese të shtetit shqiptar nuk përfiton, pavarësisht çfarë ke kryer; 2. nëse ke kryer një vepër penale të caktuar, nuk përfton; 3. nëse me sjelljen tënde i je shmangur drejtësisë nuk përfton. Dhe nëse je ndodhur në një nga këto tre raste nuk përfiton nga amnistia”, tha Logu në një intervistë për Euronews Albania.

marash logu amnistia penale

Lini një Përgjigje