TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2024, 08:02

Cili do të jetë fati i Fredi Belerit? Gjykata e Posaçme merr sot vendimin 

Shkruar nga Pamfleti
Cili do të jetë fati i Fredi Belerit? Gjykata e Posaçme
Sali Berisha, gjyqtarja Irena Gjoka dhe Fredi Beleri

Ndërkohë Beleri nga njëra anë ndërsen sulmet ndaj gjyqtares Gjoka nga ana tjetër u lutet ndërkombëtarëve  që t’i shpëtojë burgut dhe të betohet.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar merr sot vendimin për Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg nën akuzën e blerjes së votave.

Ditën e djeshme në mediat greke u publikua një artikull, ku sulmohej gjyqtarja Irena Gjoka, e cila është një nga gjyqtaret e çështjes Beleri, me pretendimin se ajo ka qenë e arrestuar dhe dëbuar nga Greqia dhe nuk e ka deklaruar këtë fakt gjatë vettingut. Artikulli i mediave greke erdhi një ditë para procesit ndaj Belerit.  

Të njëjtat akuza i bëri ditë më parë nga ballkoni i shtëpisë ku po mbahet në arrest, ish-kryeministri Sali Berisha i cili tha se gjyqtarja madje ka ndërruar mbiemrin nga Spata në Gjoka.

Ndërkohë Beleri nga njëra anë ndërsen sulmet ndaj gjyqtares Gjoka nga ana tjetër u lutet ndërkombëtarëve  që t’i shpëtojë burgut dhe të betohet.

Ai u ka dërguar një letër të hapur ambasadave të BE dhe SHBA ku kërkon ndihmën e tyre. Por çudia qëndron te fakti se amerikanët e kanë shpallur atë “non grata” shumë kohë më parë.

Madje mediat greke akuzojnë SHBA se janë ata që e mbajnë në burg përmes drejtësisë së re. Beleri betohet e stërbetohet se po i bëhet padrejtësi dhe se ai nuk ka vjedhur asnjë votë.

Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi në seancën që u mbajt më 28 shkurt kërkuan pafajësi ose minimumin e dënimit që parashikon vepra penale. Mbrojtja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës lexoi për më shumë se 3 orë konkluzionet e saj, ku avokati Geni Gjyzari përmblodhi të gjitha pretendimet e tij në 54 faqe. Fokusi ishte kryesisht tek provat ku kërkoi pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të të gjitha përgjimeve e vëzhgimeve që janë bërë nga Prokuroria e Vlorës, Policia dhe më pas SPAK. Kalimi i çështjes në gjyq sipas tij, për Fredi Belerin e Pandeli Kokaveshin është i pavlefshëm sepse është bazuar në prova që nuk janë marrë konform ligjit. 

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.

gjyqtarja irena gjoka sali berisha fredi beleri

Lini një Përgjigje