
Ish drejtori i policisë, Shemsi Prençi, ka folur për çështjen e Fredi Belerit, duke thënë se shumë shpejt ai do të përballet me akuza të reja.
Sipas tij këto akuza të reja që do të ngrihen ndaj Belerit, do të jenë një zhgënjim për opozitën që e mbështeti atë në zgjedhje lokale.
“Beleri do të përballet me disa akuza të tjera shumë shpejt nga drejtësia shqiptare. Do të zhgënjehen drejtuesit e koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe atyre që i kanë vendosur vulën në Tiranë. Fatkeqësia më e madhe do të mbetet në historinë e vendit që një grup liderësh të opozitës, në momente kyçe për opozitën morën vendime që i çoi në disfatë”, tha Prençi.
Ndërsa gazetarja Anduena Llabani deklaroi se Beleri paguante grekët që të vinin me taksi për të votuar.
“Duke qenë se ranë në sy me autobusat, u vendos që të vinin me taksi, do të sillnin shtetas grek dhe pagesa për ta ishte 500 euro. Këto gjëra i dinë himarjotët, dhe shumë njerëz të tjerë që punojnë në institucione. Mendoj se do të hapin ndonjë proces tjetër ndaj Belerit”, u shpreh gazetarja, në ABC News Albania.
Lini një Përgjigje