TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Nëntor 2024, 22:02

Bushati: Në një vend ku kryeministri kapet në flagrancë duke korruptuar McGonigal, nuk është habi që BB e paguan

Shkruar nga Pamfleti

Bushati: Në një vend ku kryeministri kapet në flagrancë duke

Analisti Andi Bushati ngriti shqetësime mbi konfliktet e interesit që përfshijnë institucione ndërkombëtare dhe qeverinë shqiptare në lidhje me raportet që gruaja e kryeministrit Rama, Linda Rama, është paguar nga ndërkombëtarët për të dhënë ekspertizën e saj.

Ai kritikoi Bankën Botërore për një mungesë të etikës në vlerësimin e situatave të caktuara në Shqipëri dhe vuri në dukje se një skandal i tillë do të trondiste median dhe publikun në një vend si Suedia. Bushati përmendi gjithashtu lidhjet e dyshimta mes kryeministrit Edi Rama dhe çështjes McGonigal, duke shtuar se opozita ka një histori sulmesh politike që kanë për synim njollosjen e figurës së familjes Berisha.

Këtu, pa dyshim, ka një konflikt interesi, por është një konflikt interesi që duhet të shqetësonte, në këtë rast, Bankën Botërore. Ne kemi shqetësimin për konfliktin e interesit kur i drejtohemi institucioneve shqiptare.

Po të jetonim në Suedi, kjo do të ishte një çështje që do të zinte faqen e parë të gazetave për një muaj. Por, në një vend ku kryeministri është kapur në flagrancë duke korruptuar McGonigal, nuk është për t’u habitur që Banka Botërore apo institucionet e tjera paguajnë, sepse ato nuk janë tërësisht të pastra për të gjykuar Shqipërinë…

Nuk është një konflikt interesi brenda vetë shqiptarëve, por janë të pabesueshme edhe ato të Bankës Botërore. Po nuk është hera e parë – sekretari amerikan i shtetit të thotë: “O shqiptarë, sa të lumtur jeni që ju udhëheq Edi Rama!”

Ka një tendencë në opozitë që, kur Edi Rama ka qenë në opozitë, ai e ka fokusuar gjithë betejën e tij politike për të njollosur familjen Berisha, jo Partinë Demokratike.

Këtu ngrihen dy dyshime kryesore: ose familja Rama është aq e ndershme sa ka nevojë për këto para, gjë që unë nuk e besoj, ose familja Rama është aq e pafuqishme për të bërë lobim përmes njerëzve të tjerë sa i duhet ta bëjë përmes gruas”, u shpreh Bushati në “Syri TV”.

Lini një Përgjigje