TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2023, 17:53

Bllokimi i mjeteve lundruese në Koman dhe Shalë, banori: Rrezikohen të ardhurat e 100 familjeve

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i mjeteve lundruese në Koman dhe Shalë, banori: Rrezikohen

Bllokimi i varkave për shkak të mungesës së dokumentacionit është bërë një problem që ka prekur thuajse 100 familje në zonën e Komanit.

Paulin Gjetja, një banor i Komanit, tha se nga bllokimi i varkave artizanale janë prekur rreth 100 familje.

Sipas tij qeveria po u heq kështu të vetmen mundësi për të nxjerrë fitime.

“Bllokimi i varkave ndikon aq fuqishëm sa që njerëzit që tani kanë filluar të thonë se ne nuk rrimë më në Shqipëri dhe duan të ikin. Ata gati 100 persona që deri më tani kanë mundur të çojnë në familje ushqim nga puna me këto varka, thonë nuk mundemi më, janë dorëzuar.

Është gjëja e vetme që i ka mbajtur njerëzit në këto zona kaq të vështira sa është këtu lugina e Komanit, një zonë shumë e vështirë për ushqimin, shkollimin, spitale, s’ka asnjë rrugë, këta mundohen t’i bëjnë të gjitha vetë këta, i bllokojnë edhe këtë pjesë të vogël të turizmit që i ka mbajtur për të qëndruar në shtëpitë e tyre. Edhe turizmi këtu sezonal është ne fillojmë në 1 maj dhe e mbarojmë në fund të shtatorit.”,tha Paulin Gjetja në një intervistë për mediat.

Policia ka bllokuar 46 mjete në liqenin e Komanit dhe Lumin e Shalës.

Policia tha se mjetet kishin mangësi të dokumentacionit, jelekëve të shpëtimit si dhe kishin tejkaluar kapacitetet personave në bord, duke vënë në rrezik serioz sigurinë e turistëve të shumtë që po vizitojnë këto zona.

Policia insiston se vetëm kur të plotësojnë dokumentacionin dhe të garantojnë sigurinë e turistëve mjetet mund të lundronin sërish.

 

bllokimi i mjeteve lundruese në koman dhe shalë

Lini një Përgjigje