TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Dhjetor 2025, 15:51

Blendi Gonxhe i tmerruar nga SPAK, edhe tenderët ja kalon Llambriola Mistos!

Shkruar nga Pamfleti
Blendi Gonxhe i tmerruar nga SPAK, edhe tenderët ja kalon Llambriola
Llambriola Misto & Blendi Gonxhe

Pas 3 urdhrave të pak ditëve më parë, Gonxhe i delegon Sekretares edhe kompetencat për firmosjen e tenderëve....

Blendi Gonxhe duket se ka filluar të ndjejë afrimin e SPAK. Ministri i Edi Ramës del në shumë afera korrupsioni dhe tani ka filluar të heqë përgjegjësinë nga të gjitha çështjet që mund ta rrezikojnë.

Pak ditë më parë “Pamfleti” denoncoi se si brenda një dite, Gonxhja ka firmosur tre urdhra që i kalojnë Sekretares së Përgjithshme, Llambriola Misto, autorizimet për certifikatat e udhërrëfyesve turistikë, kategorizimet e hoteleve dhe miratimet e agroturizmit.

Por ky nuk është rasti i vetëm. Sot në Fletoren Zyrtare është firmosur një tjetër vendim, ku Gonxhe i delegon sekretares kompetencat për firmosjen e tenderëve.

Urdhëroj:  delegimin e kompetencave të titullarit të autoritetit kontraktor, për kryerjen e procedurave të prokurimit/konkurrimit publik, për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, sekretarit të përgjithshëm të ministrisë, znj. Llambriola Misto. 2. Këto kompetenca do të ushtrohen nga sekretari i përgjithshëm, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij urdhri. 3. Kompetencat e deleguara në këtë urdhër mbarojnë me shfuqizimin e tij ose me pushimin e ekzistencës së organit delegues apo të deleguar”, thuhet në urdhrin e datës 23 dhjetor, por që ka hyrë sot në fuqi.

Blendi Gonxhe i tmerruar nga SPAK, edhe tenderët ja kalon Llambriola
Urdhri i Gonxhes

Gjatë ushtrimit të detyrave në Ministrinë e Kulturës, në Bashkinë e Tiranës, në Drejtorinë e Transportit, në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe përmes kompanive të tij private, Blendi Gonxhe është përfshirë në shumë afera korrupsioni. Për asnjë prej tyre ai nuk është proceduar penalisht.

Por teksa po i sheh kolegët e tij që po rropaten dyerve të SPAK, Gonxhja ka filluar të marrë masa. Shumë drejtorë, ish-ministra, ministra apo krerë bashkish janë fundosur për shkak të tenderëve dhe duket se Gonxhja ja ka ngecur Sekretares së Përgjithshme.

Llambriola Misto, e cila vjen nga Kuçova, ka qenë më parë Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe Gonxhe e mori me vete në Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit. Pra sërish Gonxhe është ai që i dikton pazaret, por në fund firmos Llambriola. /Pamfleti

 

 

gonxhe llambriola misto tendere

2 Komente

  1. F
    Feniks

    Me hajdut qe nga 1912 e ketej nuk ka pare ndonjehere Shqiperia. Tarifa mujore te patentat e kishte 400 -500 mije euro ne muaj. I pangopshem deri ne absurd. Tek MEKI , tarifa me e vogel e sherbimit, 300 mije euro. Ky ka miliarda. Bejini nje veting me standart amerikan Follow the Money dhe do te gjeni thesare te ky individ qe ia conte Bimbashit me kuti kepucesh 20 perqindshin gjobes ndertimit. Fatkeqesi qe ky individ shitet si simbol i ndershmerise. E gjitha shpura e tij e korruptuar, eshte bere si trupe shetitese qe i merr pas kudo qe shkon ky Mamuth. Stafin me te afert e ka ne Nivelin Master per aftesi korruptive. Ka dhe vesin e bixhozit se bashku ne kohet e arta ne Indrit Fortuzi. Se fundi e ka marre ne menaxhim bashkeshortja,kete monster qe eshte Arsen Lupeni i vertete ne Shqiperi.

    1. G
      Gëzim Kabinet

      @Feniks, ke te drejte. Eshte kokrra e batakçiut bashke me shpurren e tij te hajduteve. Ndaj them qe me keto cilesi ose RamaSali ta emeroje ZvKM ne vend te Belles ose Baromi ta emeroje KM pas dorreheqjes se RamaSalos. Kete SP menduam se e kishte prurje te re por dhe kjo na dualli kuadro e Like Floriut…

      Lini një Përgjigje