
Publicisti Namir Lapardhaja ka folur lidhur me situatën aktuale politike dhe zgjedhjet parlamentare 2025.
Ai deklaroi se opozitën nuk e sheh fituese në zgjedhjet 2025, ndërsa shprehet se PD dhe PL penalizohen nga fakti që kanë lidhur fatet e tyre me fatin penal të Berishës.
Sipas tij, edhe vetë deputetët e PD janë të vetëdijshëm që nuk do të fitojnë, por janë rreshtuar krah tij për të siguruar një karrige deputeti në zgjedhjet e ardhshme.
“Opozita nuk duhet të lidhë fatin me figura problematike që kanë problemet e tyre nga e shkuara dhe jo nga aktiviteti i tyre si opozitarë me drejtësinë. Në këtë kuptim mendoj se duke qenë se s’ka ditur të ndahet nga e shkuara. Opozita ka qenë e penalizuar qoftë nga fati i Berishës, qoftë nga fati i Metës. Aksioni 3-vjecar i Berishës në krye të PD për ta zhbërë dhe për ta marrë atë ndër vete, mendoj se ka dekurajuar votën opozitare. Sot pavarësisht korrupsionit shumë të madh, goditjeve mjaft të mëdha që ka marrë mazhoranca, pakënaqësisë popullore, nuk ka shqiptar që mendon se kjo opozitë do fitojë qeverisjen. Edhe vetë deputetë e Berishës e dinë një gjë të tillë, por kanë qenë të detyruar të rreshtohen pas Berishës për të pasur një karrige deputeti të sigurt, pavarësisht se çfarë ndodh më 11 maj”, tha Lapardhaja për “Report Tv”.
Përtej Berishës dhe Metës, Lapardhaja thekson se partitë opozitare duhet të bëhen bashkë në koalicion me qëllim për të rrëzuar Ramën.
“Do shpresoja që forcat e reja politike të mblidhen në një kamp të përbashkët, përtej Berishës dhe Metës, me synimin për të rrëzuar mazhorancën me Ramën, dhe të kenë si etalon të përbashkët marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar, por edhe mbështetjen ndaj drejtësisë së re”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje