
Publicisti Namir Lapardhaja, e quan padyshim 2024-ën si vitin e SPAK.
Sipas tij, Prokuroria e Posaçme ka goditur nivele të larta të politikës që në këto 34 vite nuk ishte menduar asnjëherë.
Lapardhaja shprehet se SPAK po tregon se askush nuk është mbi ligjin.
“Viti 2024 është viti i SPAK, kemi parë të ngjiten dhe të futen brenda dyerve të qelqta të SPAK njerëz të rëndësishëm të politikës që në këto 34 vite nuk ishte imagjinuar e as menduar ndonjëherë se do përballeshin më drejtësinë. Kemi zhbërjen e një koncepti që drejtësia nuk është për nivele të larta të politikës, por për njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm, gjë që u zhbë gjatë këtyre viteve dhe këtyre muajve. Edhe vetë politika duhet të mësohet me këtë realitet të ri. Përveçse goditjes dhe hapjes së çështjeve penale qoftë ndaj Berishës e Metës, kemi edhe vetë fillimin e një procesi që është në hapat e para ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës. SPAK do vijojë edhe me personazhe të lartë të politikë, duke mos lënë pa prekur qoftë edhe kryeministrin Rama edhe bashkëpunëtorë të tij. Po u tregon se askush nuk është mbi ligjin”, tha Lapardhaja në Report Tv.
Lini një Përgjigje