TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2024, 13:32

Orët shtesë dhe shpërblimet për policët, ministri Hoxha jep lajmin e mirë: Kemi çuar draftin në qeveri, të hënën miratohet

Shkruar nga Pamfleti

Orët shtesë dhe shpërblimet për policët, ministri Hoxha

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, iu përgjigj shqetësimeve në lidhje me shpërblimet dhe orët shtesë të papaguara të efektivëve të policisë.

Gjatë një vizite në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ai u pyet nga gazetarët, teksa tha se Ministria e Brendshme ka propozuar një akt për heqjen e kritereve që pengonin shpërblimet për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Pyetje: A jeni në dijeni të ankesave të efektivëve të policisë që ende nuk kanë marrë lekët e shpërblimit, ato për orët shtesë. Çfarë do të ndodhë për këta?

Ministri Hoxha: Ministria e Brendshme ka bërë një propozim për heqjen e kritereve dhe përjashtimit të Policisë së Shtetit sa i përket një kriteri i cili vitet e tjera nuk ka qenë i realizuar për shkak të buxhetit. Unë besoj se të hënën, Këshilli i Ministrave do të miratojë aktin dhe projekt-vendimin, të cilin ne e kemi propozuar për dhënien e shpërblimit të punonjësve të Policisë së Shtetit. Orët shtesë dhe suplementare janë të gjitha të parashikuara në Aktin Normativ, i cili është miratuar dhe të gjitha orët shtesë do të jepen sipas parashikimeve ligjore. Nuk ka asnjë keqkuptim e mosrakordim të strukturave dhe të projekt-vendimeve të dala nga qeveria në raport me dhënien e shpërblimit dhe orëve suplementare të Policisë së Shtetit. Çdo gjë është sipas asaj që neve kemi thënë dhe çdo gjë do të ndodhë sipas këtyre vendimeve të parashikuara në ligjin përkatës

 

 

Lini një Përgjigje