TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2025, 10:31

Berisha në SPAK edhe në ditë pushimi, zbulon mesazhin që i la Altin Dumanit

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në SPAK edhe në ditë pushimi, zbulon mesazhin që i
Sali Berisha

Edhe pse kjo e hënë është ditë pushimi zyrtare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në SPAK për t’u paraqitur në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, lidhur me dosjen “Partizani”.

Berisha është marrë i pandehur për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim, ndërsa kjo është paraqitja e tij e radhës pranë Prokurorisë së Posaçme.

Pas paraqitjes në Strukturën e Posaçme, Berisha po mban fjalën e tij përpara mbështetësve.

Berisha sulmoi Dumanin si armik të egër të pluralizmit dhe gjobvënës të “SKAP”-it të partisë. 

“Siç është zakon, ky është shënimi që lashë në zyrën e Skapit të partisë: Për Pojën e Spakut, Altin Troplini, armikut të egër të pluralizmit politik, gjobëvënësit ordiner të Skapit të partisë, amnistuesit të krimit monstruoz elektoral, avokatit mjeran të Irena Gjokës me 5 mbiemra. Ligji do të thotë fjalën e tij.”, tha Berisha.

Më datë 20 nëntor, Berisha, ka dorëzuar një kërkesë në gjykatën kushtetuese, përmes të cilës kërkon shfuqizimin, pra heqjen e masës së detyrimit me paraqitje, që, referuar vendimit të apelit datë 3 janar 2025, po e zbaton prej pothuajse një viti.

sali berisha spak

1 Komente

  1. S
    Shabani

    Tmerr i madh kur i pandehuri për korrupsion, fshehje pasurie, vrasje etj. ulërinë dhe kërcënon prokurorin, njësoj si në kohën e tij kur të bënte gjëmën. Ky duhet çuar në Kinë ta gjykojnë ata

    Lini një Përgjigje