TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2025, 09:08

Protesta e fermerëve në Greqi, radhë të gjata në pikën kufitare në Kakavijë

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e fermerëve në Greqi, radhë të gjata në

Pas protestës së fermerëve në Greqi, janë shënuar radhë të gjata në Kakavijë.

Qytetarët thonë se lëvizja e mjeteve është tepër e kufizuar dhe radha është gjatë që prej orëve të para të ditës. Për shumë prej tyre, pritja e gjatë po shkakton shqetësime, sidomos për ata që udhëtojnë me fëmijë ose kanë orare pune në Greqi.

Sipas qytetarëve në radhë, autoritetet greke nuk po i përshpejtojnë procedurat, ndërsa sportelet funksionojnë me kapacitet minimal, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të kalimit.

Nga ana tjetër, pala shqiptare ka vijuar punën normalisht, ndërsa fluksi i lartë i mjeteve dhe procedurat e palës greke po mbajnë të bllokuar një numër të madh udhëtarësh.

Pritet që situata të normalizohet në orët në vijim, nëse pala greke hap sportele shtesë për përpunimin e dokumenteve.

Lini një Përgjigje