Nëntori u shënua nga një valë atentatesh dhe shpërthimesh tritoli që rrëzojnë çdo ditë narrativën e “sigurisë” së qeverisë, por Policia e Shtetit vazhdon përsërit deklaratat standarde pa asnjë rezultat konkret. Në këtë situatë, përgjegjësia politike dhe institucionale ka emra të qartë dhe dorëheqjet janë të vonuara.
“Në Shqipëri nuk ka më vrasje mafioze”.
Kështu deklaroi ministrja e Brendshme Albana Koçiu me 11 Nëntor gjithë pompozitet në Komisionin e Sigurisë në Kuvend.
Por kjo siguri e ministres që merret me adresat dhe varrezat e makinave zgjati më pak se mbledhja ku ajo bënte pjesë.
Antentati në Rinas, 11 Nëntor 2025
Rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin e Rinasit, pak metra larg aeroportit, një zonë ku ka një trafik të dendur dhe qarkullimi i mjeteve është shumë i ngadaltë breshëritë e panumërta i morën jetën Gilmando Danit. Miku i tij Muçi Shaljani që ndodhej me të në makinë ndërroi jetë pak ditë më pas në spital. Autorët dogjën makinën në një fshat të Fushë Krujës dhe nga ajo ditë nuk dihet më për ta.
25 Nëntor atentat në Lushnje
Nuk zgjati shumë dhe më 25 nëntor ishte radha e Lushnjës të tronditej nga breshëritë e plumbave. Shënjestra ishte Julian Sulo, i njohur edhe si “Juli i Pashakos”. Ai mundi të shpëtojë me një plagë të lehtë. Autorët dogjën makinën bashkë me armët dhe u zhdukën pa lënë gjurmë.
Një tjetër atentat i tipit mafioz ende pa autor.
30 Nëntor 2025, ekzekutohet biznesmeni në Elbasan
Pas disa atentateve, Elbasani i vuri vulën mbrëmjen e djeshme.
Rreth orës 20.35 u ekzekutua në një atentat tipik mafioz biznesmeni Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka. 43-vjeçari jetonte në Kodrën e Diellit në Tiranë, por bizneset e tij të karburanteve ishin kryesisht në Elbasan. Ai është pronar i disa karburanteve dhe një kompanie të shërbimit taksi.
Sapo doli nga zyra dhe hyri në makinën e tij “Range Rover” iu afruan dy persona që hapën zjarr me pistoletë dhe 2 plumbave në kokë lanë të vdekur në vend biznesmenin Mëhalla.
Ngjarjet e tjera të rënda brenda nëntorit
Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar ngjarjet e rënda përsos atentateve. Me 28 Nëntor një sulm me armë ndaj një biznesi në Kukës. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një biznesi gjatë natës, ndërsa vetëm në orët e para të mëngjesit janë konstatuar gëzhojat.
Më herët (15 nëntor) një shpërthim me tritol tronditi Kamzën. Shënjestra ishte biznesi i dy vëllezërve që sipas policisë iu ishte vënë një gjobë 500 mijë euro nga një grup kriminal. Në pranga u vu edhe ish-polici Jeton Lami, njeriu që shoqëroi për herë të fundit Ervis Martinajn. Ai u lirua pak ditë më pas pasi sipas gjykatës nuk kishte prova për ta lënë në qeli.
Gjithashtu mëngjesin e të dielës së 30 nëntorit në Vlorë një shpërthim tritoli ndaj një banese tronditi qytetin. Shënjestër ishte familja e Gentjan Zotos, i cili ndodhet në burg pasi është dënuar me 35 vite heqje lirie për një atentat të ndodhur në vitin 2019 në Lungomare të Vlorës ku shënjestër ishte Inez Hajrulla. Të dhënat janë për përplasje mes grupeve kriminale.
Atetentat nuk ndalen , kryepolici Proda në gjumë
Për të gjitha këto ngjarje, Policia e Shtetit ka përsëritur të njëjtën deklaratë standarde copy-paste se “grupi hetimor po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”.
Pas kësaj deklarate ndryshojnë vetëm vendngjarjet e atentateve, por jo Ilir Proda nga drejtimi i Policisë së Shtetit.
Emërimi i Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit është shoqëruar me akuza të forta nga mediat si emërim i influencuar nga grupet kriminale, por kjo nuk e luhat të qeverinë në pushtet që po i bën sehir krimit nga larg.
Nëntori u shënua nga një valë atentatesh dhe shpërthimesh tritoli që rrëzojnë çdo ditë narrativën e “sigurisë” së qeverisë, por Policia e Shtetit vazhdon përsërit deklaratat standarde pa asnjë rezultat konkret. Në këtë situatë, përgjegjësia politike dhe institucionale ka emra të qartë dhe dorëheqjet janë të vonuara./ Pamfleti
Hajde se shkon Albana atje dhe e gjen. Dhe pak sa te mbarojne keto ditet e pushimit.