TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Dhjetor 2025, 09:19

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, sa përfitojnë secila kategori

Shkruar nga Pamfleti

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët,

Nga dita e sotme, 1 dhjetor 2025, pensionistët do të mund të tërheqin bonusin e fundvitit. Edhe pse është ditë pushimi zyrtar, zyrat e postës do të jenë të hapura.

Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, bonusin prej 15 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 540 mijë persona, si të moshuarit që marrin deri në 20 mijë lekë pension, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe sociale, si dhe disa kategori të tjera pensionistësh.

Ndërsa bonusin prej 10 mijë lekësh do ta përfitojnë mbi 221 mijë individë, si personat që marrin pension mbi 20 mijë lekë, personat që marrin pension të parakohshëm, apo përfituesit e trajtimeve financiare të veçanta.

Bonusi i fundvitit mund të tërhiqet gjatë gjithë muajit dhjetor, ndërsa për ata që e kanë të pamundur gjatë kësaj periudhe, afati për tërheqje është deri më 30 qershor 2026.

Sipas Ministrisë së Financave, në skemën e pensioneve janë alokuar rreth 7.6 miliardë lekë, prej të cilave 5.9 miliardë lekë shtesë për fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit për rreth 750 mijë pensionistë.

Gjithashtu, qeveria ka parashikuar që prej muajit janar të vitit të ardhshëm të ketë një rritje graduale mujore të pensioneve, përtej indeksimit të zakonshëm vjetor.



1 Komente

  1. A
    A DIN KUSH TE ME PERGJIGJET LUTEM?

    Ju dha fund me kete vit bonuseve? Nese do te jete keshtu, do ishte me mire i teri ne fundvit . Po kur te behet indeksimi ne 2026, mbi cilen shumë do te jete, edhe mbi shtesen apo vetem mbi bazen e vjeter?

    Lini një Përgjigje