
Analisti Frrok Çupi duke analizuar takimin në Athinë të kryedemokratit Sali Berisha takimin me emigrantët shqiptarë, tha se ky i fundit nuk bëri gjë tjetër veçse ushqeu qarqet nacionaliste greke.
Në një intervistë për ‘ABC News’, Çupi u shpreh se Berisha nuk përmendi ligjin e luftës, apo Çamërinë, teksa theksoi se kreu i opozitës është një kartë e djegur.
“Berisha, për fat të keq të kombit tonë, anti-shqiptarët na kanë dalë për hundësh, ky është rast historik i paprecedentë, që ish presidenti, ish kryeministri i Shqipërisë shkon në mes të Athinës, njësoj siç shkon në vendin e krimit. Sali Berisha, ka pasur agjendë greke, agjenda shqiptare ka qenë jashtë vëmendjes së tij. Kjo shfaqet shumë hapur. Ai jo thjesht flet dy fjalë greqisht, që tenton t’i mshojë zë këtyre qarqeve, por paraqitet aty, shikoni, jam unë ai që kam qenë. Berisha është kartë e djegur në agjendurën greke. Sali Berisha nuk preku aspak ligjin e luftës, nuk tha asnjë fjalë, nuk tha asgjë për Çamërinë, për lirimin e pasurive të shqiptarëve nën ligjet absurde greke. Sali Berisha nuk mund ta bëjë këtë gjë, ne e kemi të qartë se kush i vrau oficerët e kufirit në vitin 1994, një nga protagonistët, Fredi Belerin, e ka në krah.
Kjo është një sjellje në vijueshmëri e këtij personi, që teksa shkon në Athinë, i bën me sy politikës greke, unë jam këtu, iu kam shërbyer, shkon në Itali me të njëjtë metodë, por me personazhe të tjera. Ai kujton se dikush do i çojë një zë Trump. Gjithçka ky e kërkon nga agjendat e jashtme, është e gjitha agjendë e huaj. Luan agjendat e jashtme, për të ardhur në pushtet te populli shqiptar”, theksoi ai.
Lini një Përgjigje