TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2025, 18:37

Ngjarja tragjike në Shkodër, drejtori i Spitalit jep detaje mbi rastin e 3-vjeçarit që humbi jetën!

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarja tragjike në Shkodër, drejtori i Spitalit jep detaje mbi rastin

Drejtori i spitalit Rajonal Shkodër Senad Halluni, në një konferencë për media, ka dhënë më tepër detaje lidhur humbjen e jetës së 3-vjeçarit dhe gjendjes në të cilën ndodhet motra e tij, tashmë e shtruar në QSUT.

Ai deklaroi se të premten pasdite i ati është paraqitur me fëmijët e tij të cilët ishin me shenja të të vjellave. Pas trajtimit, mjekët i kanë kërkuar të atit që t’i shtrojë fëmijët në spital por ai ka vendosur t’i marrë fëmijët në shtëpi.

Një ditë më pas shprehet drejtori i Spitalit të Shkodrës, 3-vjeçari ka ardhur në gjendje shumë të rëndë pothuajse pa jetë, me puls të ulët. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, 3-vjeçari fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Ndërkohë që 30-minuta më vonë është paraqitur e motra, dhe stafi i pediatrisë ka vendosur t’a nisë me urgjencë drejt Tiranës.

“Shpreh ngushëllimet për humbjen e jetës së 3 vjeçarit Omer Hasmegaj. Ai është paraqitur të premten në orën 16:40, me shenja të të vjellave. Nga mjekja roje është trajtuar për këto simptoma. Rreth orës 19 i është kërkuar familjes për t’u shtruar në spital. I ati ka vendosur firmën për të marr fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin.

Më datë 22 ditën e shtunë në orën 9:40, 3-vjeçari ka ardhur në gjendje shumë të rëndë pothuajse pa jetë, me puls të ulët. Mjekët janë munduar të bëjnë reanimimin dhe për 45 minuta është bërë çdo përpjekje për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht 3-vjeçari ka ndërruar jetë. Pas 30 minutash është paraqitur e motra, dhe stafi i pediatrisë ka vendosur t’a nisë me urgjencë drejt Tiranës. Janë lajmëruar organet kompetente, kua janë bërë procedurat, për të kryer autopsinë e cila është metoda më e saktë për vendosjen e diagnozës”, tha ai.

I pyetur nëse ka një përgjigje për diagnozën, drejtori tha se dyshohet për insuficenca kardio respiratorë.

Fakti që me të njëjtat shenja është edhe e motra, për të gjetur shkakun dhe diagnozën, nuk ka një përgjigje, por nga kontaktet që kam unë flitet insuficenca kardio respiratorë”, përfundoi ai.

Lini një Përgjigje