
Kompania ka marrë gjobë të lartë nga Inspektorati i Punës, për shkak se punonjësi ishte punësuar pa dokumentin përkatës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Portin e Durrësit, pasi një punonjës i “Bana King” është dëmtuar gjatë punës.
Ngjarja ka ndodhur më 18 shkurt, ku shtetasi A.G., 48-vjeç, ka humbur shikimin në njërin sy për shkak se ishte dëmtuar teksa ishte duke hapur arkat e bananeve në kontenierin e "Bana King".
Mësohet se ai ka goditur syrin me bisturi. Edhe pse është dërguar me urgjencë në spital, punëtori e ka humbur shikimin në njërin sy. Kompania ka marrë gjobë të lartë nga Inspektorati i Punës, për shkak se punonjësi ishte punësuar pa dokumentin përkatës.
Mësohet se ngjarja është tentuar të mbahet e fshehtë. Punonjësi është dërguar fillimisht në një spital privat, por aty nuk e kanë pranuar dhe më pas ka shkuar në spitalin publik, ku është njoftuar dhe policia.
Ndërkohë sot ka reaguar policia, e cila konfirmon ngjarjen dhe bën me dije se ka shpallur në kërkim kreun e kompanisë "Zico", Trifon Murataj. Kompania "Zico" është dhe ajo që eksporton bananet "Bana King".
“Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për dëmtimin e një shtetasi në vendin e punës, bëjmë me dije se: Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës. Për këtë rast, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve përgjegjës.
Materialet procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar në Prokurorinë e Durrësit, më datë 18.02.2025. Në vijim të veprimeve, më datë 18.02.2025, është shpallur në kërkim shtetasi T. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Vijon puna për kapjen e tij”, tha policia.
“Bana King” është kompania e njohur për trafikun e kokainës. Me tonelata lënë narkotike janë futur në territorin tonë mes arkave me banane. Pavarësisht kësaj, Trifon Murataj, kreu i kompanisë ja ka hedhur paq.
Lini një Përgjigje