
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare.
Shumë qytete po vajtojnë për Kryepeshkopin e ndjerë.
Në Berat, janë dëgjuar kambanat e vajtimit. Në Katedralen Orthodhokse ‘Shën Dhimitri’ në Berat është zhvilluar ditën e sotme një meshë për ndarjen nga jeta të krypeshkopit Anastas Janullatos.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, katedralja thotë se kujtimi i tij do të jetë i përjetshëm.
"Berati vajton sot për Kryepeshkopin Anastas! I përjetshëm kujtimi Ati ynë i dashur!’, shkruan Katedralja Orthodhokse ‘Shën Dhimitri".
Ndërsa, në Korçë, në kishat ku do të mbahej mesha e zakonshme, u bë dhe lutja e përshpirtshme.
Ndërkohë, ditën e dielë në të njëjtën orë, në të gjitha kishat do të bien këmbanat.
Lini një Përgjigje