TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2025, 09:35

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, pritet që trupi të sillet në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, pritet që trupi të sillet

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 96-vjeçare në Athinë. Trupi i tij do të prehet në Shqipëri pasi ky ishte një amanet i Kryepeshkopi për dekadat që ka kaluar në vendin tonë. Ai u vendos prej vitit 1992 në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale.

Gjithashtu është rregull i Kishës Autoqefale, që Kryepeshkopët të prehen në vendin ku kanë shërbyer dhe jo në vendin e lindjes.

Ndërkohë, pritet mbledhja e Sinodit të Shenjtë për të përcaktuar detajet dhe për të marrë vendimet në lidhje me ceremoninë mortore.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndërroi jetë pas disa javësh shtrimi në spitalin “Evangelismos”, në Athinë ku ishte dërguar me urgjencë nga Tirana. Ai ndodhej i shtruar i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv, pas operacionit që iu nënshtrua pasditen e së premtes së 10 janarit.

Janullatos nuk ka mundur t’i mbijetojë orëve kritike pavarësisht tentativës për ta nxjerrë nga intubimi dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, si pasojë e mosfunksionimit të mjaftueshëm të shumë organeve. 

 

Lini një Përgjigje