
Ben Blushi çel vitin në "Të Pashoq", e gjeni në kanalin tonë në YouTube në çdo kohë...
Dita e parë e vitit 2025 vjen me një intervistë të veçantë në podcast-in "Të Pashoq".
Ben Blushi, jo vetëm na zgjedh për të dhënë intervistën e parë të vitit, por edhe në një ditë speciale për të, në ditën e datëlindjes.
Intervista nis me ‘Parajsën Artificiale’, "bestseller" i 2024, por edhe me te gjitha romanet e tij ndër vite, për të cilat ka marrë disa çmime kombëtare dhe ndërkombetare, njëherësh edhe të përkthyera edhe në disa gjuhë të huaja.
Nga Inteligjenca Artificiale, revolucioni i medias te Tik-Tok, Ben Blushi analizon gjithçka se si do të jetë bota në një të ardhme të afërt.
Na ndiqni, Ben Blushi çel vitin në "Te Pashoq", e gjeni ne kanalin tonë në YouTube në çdo kohë. Stafi ynë i uron edhe 100 vite te tjera me penë në dore, Ben Blushit!
Lini një Përgjigje