TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Janar 2025, 10:24

Ndërrimi i viteve/ 25 persona në urgjencën e Vlorës, shkak konsumimi i alkoolit dhe dëmtimi nga fishekzjarret

Shkruar nga Pamfleti
Ndërrimi i viteve/ 25 persona në urgjencën e Vlorës, shkak
Foto Ilustruese

Të paktën 25 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Vlorës deri në orët e para të mëngjesit.

Kryesisht me probleme për shkak të konsumimit të alkoolit por mes tyre edhe persona të dëmtuar nga fishekzjarret.

Mjeku Llambi Subashi thekson se janë pesë të dëmtuar lehtë nga fishekzjarret ndërsa pjesa tjetër kanë konsumuar pije alkoolike. 

Kryesisht bëhet fjalë për të rinj, por fatmirësisht nuk ka patur raste të rënda ndërsa gjithçka është menaxhuar pa probleme.

Lini një Përgjigje