TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Shtator 2023, 14:59

Bashkim Ulaj thirret në SPAK? Biznesmeni merret 4 orë në pyetje

Shkruar nga Pamfleti

Bashkim Ulaj thirret në SPAK? Biznesmeni merret 4 orë në pyetje

Një biznesmen nga më të fuqishmit në vend është thirrur në SPAK. Gazetari Basir Çollaku thotë se biznesmeni në fjalë, i konsideruar si "oligark", ka qëndruar për plot 4 orë brenda ambienteve të SPAK.

"Një superbiznesmen, oligark thotë populli, ndër më të mëdhenjt në vend, ka vizituar 4 orë SPAK-un, jo si turist. Madje për ca punë, e ndihmoi një prokuror që Rama i dhuroi vetingun live…", shkruan gazetari.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për biznesmenin Bashkim Ulaj.

Ende mbetet e paqartë se për çfarë është thirrur, dhe çfarë ka deklaruar Ulaj para prokurorëve të SPAK.

Ulaj është pronar i disa kompanive, një prej ndërtuesve më të mëdhenj në Shqipëri, dhe përfitues i shumë tenderëve qindra-miliona eurosh ndër vite./ Vox

bashkim ulaj spak

Lini një Përgjigje