TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Shtator 2023, 12:08

Kur Shteti të mashtron me jetë!

Shkruar nga Pamfleti

Kur Shteti të mashtron me jetë!

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, drejtues i Departamentit të Shëndetësisë në PD, ka dhënë sot alarmin për gjetjet e KLSH-së mbi menaxhimin e pandemisë në vend.

Duke listuar problematikat e gjetura në raportin e KLSH-së me paosja fatale për jetët njerëzore, Alimehmeti thotë se Ministria e Shëndetësisë e mashtroi me jetë popullin shqiptar.

“1. kapacitete spitalore rajonale të pamjaftueshme për trajtimin e rasteve me COVID-19, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve;

2. funksionimin joeficient të qendrave shëndetësore të njësive të vendore të kujdesit shëndetësor, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithëshqiptarëve;

3. kapacitete profesionale të specialistëve të sëmundjeve infektive në kujdesin shëndetësor parësor shumë të kufizuara, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë në sytë e të gjithë shqiptarëve;

4. fonde financiare të pamjaftueshme, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithë shqiptarëve;

5. mangësi në stokun e materialeve të mbrojtjes personale, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e tëgjithë shqiptarëve;

6. pamjaftueshmëri në trajnimet e stafit mjekësor, të cilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e të gjithëshqiptarëve;

7. pasiguri në vendin e punës të mjekëve dhe infermirëve, tëcilat i kemi denoncuar vazhdimisht dhe janë nën sytë e tëgjithë shqiptarëve; etj”.

Alimehemti ka edhe një mesazh për qytetarët: ‘Jeta dhe shëndeti janë tonat, të të gjithëve ne, dhe ne nuk mund të pranojmë apo lejojmë të luhet me to me prioritetin e vetëm të propagandës së pak zyrtarëve të lartë të politikave shëndetësore’.

kur shteti të mashtron me jetë!

Lini një Përgjigje