
Fredi Beleri është kthyer si historia me shpirtrat e maces. Ai ka bërë një tjetër tentativë për liri, edhe pse në çdo kërkesë, çdo Gjykatë e ka refuzuar.
Tani çështja i ka kaluar Gjykatës së Durrësit, që duhet të caktojë nëse vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të mos i dhënë leje Belerit, është apo jo i drejtë. Lejen për të dalë nga burgu e jep ose e refuzon Drejtoria e Burgjeve, dhe në rastin e refuzimit, i burgosuri ka të drejtë ta apelojë në gjykatë, ç’ka Beleri e ka bërë tashmë.
Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.
Dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 Majit, Beleri u arrestua nën akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhjet apo blerjes së votave. Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për dokumentuar faktin e akuzës, e ai u pajis me logjistikën e nevojshme.
I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.
Arrestimi i tij ka nxitur reagimin e Athinës e cila kërkon me ngulm lirimin e tij duke deklaruar se arrestimi i tij ka lidhje politike.
Tani kështu si shkoi kjo punë, të dorëzohet ose Beleri, ose Athina, se drejtësia as që ka ndërmend, dhe shyqyr Zotit erdhi kjo ditë. Sepse njerëz të tillë, që Kosova po i përgjigjet me plumb, vendi ynë i mjerë i kollaris nëpër zyra shteti.
Lini një Përgjigje