TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Janar 2026, 12:19

Bashaj dhe Vermik të izoluar pas rrëshqitjes së malit, banorët tentojnë hapjen e një rruge alternative

Shkruar nga Pamfleti
Bashaj dhe Vermik të izoluar pas rrëshqitjes së malit,
Bashaj dhe Vermik të izoluar pas rrëshqitjes së malit

Prej katër ditësh, fshatrat Bashaj dhe Vermik janë të izoluara pas rrëshqitjes së një pjese të shpatit të malit, që ka shkatërruar rrugën kryesore lidhëse.

Rrëshqitja e dherave dhe gurëve e ka bërë aksin të pakalueshëm, duke ndërprerë komunikimin normal të këtyre fshatrave me zonat përreth.

Banorët, për shkak të mungesës së ndërhyrjes së menjëhershme nga institucionet, kanë nisur vetë punën për të hapur një rrugë provizore. Ata përdorin lopata dhe mjete të thjeshta për të rikthyer të paktën qarkullimin minimal mes fshatrave dhe zonave përreth. Kjo përpjekje reflekton vështirësitë e mëdha që ata po përballen dhe nevojën urgjente për ndërhyrje të strukturuar.

Dita e djeshme solli ndërhyrjen e forcave xheniere, të cilat hapën një rrugë alternative për të siguruar komunikimin e përkohshëm mes fshatrave.

Megjithatë, situata mbetet serioze. Rreziku për rrëshqitje të tjera vazhdon për shkak të terrenit të paqëndrueshëm dhe kushteve atmosferike. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga Bashkia Selenicë dhe institucionet përgjegjëse, jo vetëm për hapjen e rrugës, por edhe për ndërtimin dhe forcimin e saj, në mënyrë që izolimi të mos përsëritet në të ardhmen.

bashaj vermik te izoluar banoret

Lini një Përgjigje