
Qarku i Elbasanit po has probleme në furnizimin me energji elektrike, ndërsa ka një ulje të ndjeshme të temperaturave. Probleme me furnizimin me energji janë evidentuar në të gjitha Bashkitë e Qarkut Elbasan, ndërsa duket se avaritë e krijuara kanë lidhje me motin e keq.
Problemet më të theksuara raportohen në Zavalinë, në një pjesë të Mollagjeshit, si edhe në shumicën e fshatrave të Bashkisë Librazhd e Prrenjas.
Pa energji elektrike kanë mbetur zona si Qarrishta, Xhyra, Hotolishti, Dardha dhe Prrenjasi, ndërsa situatë e ngjashme paraqitet edhe në fshatin Bardhaj dhe rrethinat përreth Prrenjasit.
Nga operatori i shpërndarjes së energjisë konfirmohet se po punohet për normalizimin e situatës në të gjithë Qarkun e Elbasanit, por kushtet e vështira atmosferike po bëhen pengesë për ritmet e punës në terren.
Mungesa e energjisë elektrike ka krijuar një seri problemesh për banorët, përfshi këtu edhe mungesën e ujit.
Lini një Përgjigje