Gjatë orëve të natës, prurjet e lumit Ishëm janë shtuar, duke sjellë rritje të nivelit të ujit në fshatrat Bilaj, Murqinë dhe Mallkuç, në të njëjtat kuota të regjistruara disa ditë më parë.
Në këto zona, qindra hektarë tokë bujqësore vijojnë të jenë të përmbytura. Dy lagjet fundore të fshatit Murqinë mbeten të izoluara plotësisht, pasi uji ka bllokuar rrugën lidhëse, ku niveli i tij kalon 50 centimetra.
Megjithëse reshjet kanë ndaluar, banorët shprehin dyshime për hapjen e portave të Bovillës, faktor që sipas tyre ka ndikuar në rritjen e nivelit të ujit.
Në fshatin Miliskajë vërehet një përmirësim i situatës. Uji ka nisur të tërhiqet, ndërsa rruga dhe tokat bujqësore vijojnë të jenë nën ujë. Uji është larguar nga banesat.
Lini një Përgjigje